Kryetari Shpend Ahmeti priti sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, znj. Pia Stjernvall

- 17 Dec 2019

Kryetari Shpend Ahmeti priti sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, znj. Pia Stjernvall.

Në takim u diskutua për mjedisin, zhvillimin e politikave mjedisore dhe projekteve të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ndikojnë pozitivisht në parandalimin e ngrohjes globale në përgjithësi.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është duke punuar në dy projekte të mëdha: implementimi i Planit Aksional për Qytetin e Gjelbër (Green City Action Plan), ku përshihen renovimi i ndërtesave dhe zvogëlimi i shpenzimeve për ngrohje, si dhe projekti për përdorimin e energjisë solare për ngrohje në lagjet me banim individual.

Poashtu, u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit me shtetin e Finlandës në projekte të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rritjes së hapësirave të gjelbra.