Prishtina do të bëhet me Qendër të Kompostimit

- 18 Dec 2019

Qendra e Kompostimit për Parkun e Gërmisë dhe zonave të gjelbëra të Prishtinës është pilot projekt i mbështetur nga Qeveria Sllovene nëpërmjet Qendrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH përmes Fondacionit Jeshil.

Në këtë Qendër do të kompostohen të gjitha mbeturinat e gjeneruara nga mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra në parqet e qytetit (mbeturinat nga krasitja e drunjëve), për të u shndërruar në pleh organik.