- 19 Dec 2019
Me ftesë të Kryetarit të Podgoricës, Kryetari Shpend Ahmeti po merr pjesë në Forumin e Parë të Podgoricës.
Si pjesë e panelit, bashkë me kryetarët e Podgoricës, Shkupit dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të Beogradit, kanë diskutuar dhe prezentuar mundësitë e investimeve në Kryeqytetet e rajonit.
Ndërsa në takimin bilateral, Kryetari i Podgoricës Ivan Vuković e Kryetari Ahmeti diskutuan mundësitë për të rritur bashkëpunimin në mes të dy Kryeqyteteve në fusha me interes të përbashkët.