Urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike

- 19 Dec 2019

Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nënit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020.


Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.


Personat të cilët veprojnë në kundershtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.