Plan i ri operativ për grumbullimin e mbeturinave në zonën qendër

- 20 Dec 2019

Sot filluam me planin e ri operativ të grumbullimit të mbeturinave në zonën qendër.

Me planin e deritanishëm operativ në qendër mbeturinat janë grumbulluar 2 deri 3 herë në ditë në shumicën e lokacioneve të kontejnerëve, ndërsa në një numër të vogël deri 5 herë në ditë.

Me planin e ri grumbullimi i mbeturinave do jetë 5 herë në ditë në të gjitha lokacionet e kontejnerëve në zonën qendër. Ky plan do jetë në fazën testuese deri me 26 dhjetor për të parë nëse do ketë nevojë për ndonjë ndryshim të vogël.

Pas zonës qendër do vazhdojmë me zbatimin e planit të ri operativ edhe në zonat tjera të komunës së Prishtinës.

Falenderojmë GIZ-in dhe KRM Pastrimin për bashkëpunimin në këtë reformim shumë të rëndësishëm që synon përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në komunën tonë.