Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me OJQ "Humanity First" dorëzuan një printer me alfabetin Braille për Komunitetin e verbër

- 23 Dec 2019

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me OJQ "Humanity First" dorëzuan një printer me alfabetin Braille për Komunitetin e verbër.

Ky lloj i printerit është i domosdoshëm për funksionimin normal të kësaj Shoqate, duke qenë se shtypi në alfabetin braille i ndihmon në integrimin në shoqëri.

Në vitin e ardhshëm është planikifuar edhe renovimi i tërësishëm i hapësirave të kësaj shoqate, prej së cilës shërbimet e komunitetit të verbër do të bëhen edhe më kualitative.