Kompanitë "Neptun" dhe "Jumbo" dhuruan dhurata për festat e fundvitit në kopshtet e Prishtinës

- 24 Dec 2019

Festave të fundvitit dhe dhuratave më shumë se të gjithë, i gëzohen fëmijët e vegjël.

Edhe këtë vit kompania “Neptun” dhuroi 4 aparate për filtrimin e ajrit për kopshtet “Fatosat”,” Yllkat”,”Ardhmëria” dhe “Dielli” ndërsa kompania "Jumbo" dhuroi lodra dhe mjete për fëmijët e këtyre kopshteve.

Me këtë të gjitha çerdhet publike në Prishtinë u pajisën me aparate për filtrimin e ajrit që do të ndihmojnë përmirësimin e ambienteve në institucionet parashkollore në Kryeqytet.

Falenderojmë kompanitë “Neptun” e “Jumbo” për këtë mbështetje.