- 27 Dec 2019
Drejtoria e Inspekcion ka filluar sot zbatimin e vendimit të radhës për rrënim, në një objekt në periferi të Prishtinës.
Në këtë lokal afarist, ishte bërë ndryshimi i fasadës, pa leje përkatëse nga organi kompetent. Megjithëse pala ishte njoftuar me kohë me procedurat që duhej ndjekur, ai nuk i ka përfilluar urdhëresat e inspektorëve dhe i ka vazhduar punimet.
Si pasojë, është bërë vendimi për rrënim, me ç'rast do të largohet fasada gjysëm-strukturale dhe pjesët e llamarinës.