- 30 Dec 2019
Qytetarë të shumtë dhe kryetarë të bashkësive lokale ishin pjesë e diskutimit të përgjithshëm publik të organizuar nga Komuna e Prishtines.
Në bashkëbisedim me drejtorët e drejtorive të Komunës i paraqitën të gjitha kërkesat e tyre dhe komunitetit ku jetojnë.
Drejtorët e ekzekutivit u përgjigjën dhe sqaruan pyetjet e shumta dhe në të njëjtën kohë i njoftuan të pranishmit për planifikimet e projekteve dhe investimet e parapara për vitin 2020 për lagjet dhe pjesët e ndryshme të Prishtinës.
Kërkesa e përbashkët ishte organizimi i zgjedhjeve për kryetarët e bashkësive, për të cilin u informuan se do të organizohen në pranverë.