Takim për të diskutuar dhe koordinuar vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

- 30 Dec 2019

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin me një grup bashkëatdhetarë për të diskutuar dhe koordinuar vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë, pas miratimit të lokacionit nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Përfaqësuesit e bashkëatdhetarëve do të angazhohen për grumbullimin e fondeve dhe koordinimin e thirrjes publike në nivel ndërkombëtar për punimin e shtatores, në mënyrë që të kemi një vepër me vlera artistike.