- 14 Jan 2020
Javë më parë, mbi objektin e ndërtuar me leje, ka filluar ndërtimi i katit shtesë përtej lejes ndërtimore. Pavarësisht urdhëresave të inspektorëve për ndërprerje të punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim, me ç'rast me 6 janar i është dhënë aktvendimi për rrënim dhe i është shqiptuar gjoba.
Meqë as pas këtyre masave pala nuk është bindur, por ka vazhduar me ndërtim, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompaninë e kontraktuar kanë filluar sot ta rrënojnë mbindërtimin pa leje.
Komuna tashmë ka nënshkruar kontrate afatgjatë me kompaninë për rrënim. Kushdo që tenton të punojë në këtë formë, do ta ketë fatin e njëjtë!