- 15 Jan 2020
Kryetari Shpend Ahmeti vizitoi shkollën Ismail Qemajli në Prishtinë pas disa investimeve të bëra gjatë pushimit, ku janë rregulluar edhe toaletet e disa hapësira të pashfrytëzueshme më herët.
Me drejtoreshën e Arsimit Shpresa Shala dhe drejtoreshën e Shkollës më të madhe në Prishtinë, Kimete Konjusha Dida diskutuan edhe për investime shtesë në sallën e sportit dhe zgjerimin për klasë të reja në këtë shkollë.