- 17 Jan 2020
Bashkë me Policinë e kosovës kemi shpërndarë fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në Kryeqytet.
Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore.
Kohë më parë, në bashkëpunim me Terre des hommes - Kosovo kemi funksionalizuar Qendrën Ditore për Fëmijët në situatë rruge, duke qenë se janë grupi më i cenueshëm i kësaj kategorie.
Falenderojmë Policia E Kosoves dhe partnerët tjerë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.