- 22 Jan 2020
Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar sot do të ofrojë asistencën teknike të USAID-it dhe mbështetjen për komunikim me publikun, për të ndihmuar në adresimin e çështjes të ndërtimeve pa leje/legalizimin dhe për të përmirësuar edhe më tujte procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.
Procesi i legalizimit është një ndër proceset më të rëndësishme në Kosovë. Në gjithë Kosovën do të trajtohen rreth 300 mijë shkelje të ndryshme që nga paslufta.
Vetëm në Komunën e Prishtinës kemi rreth 50 mijë shkelje që nga viti 1999. Ligji i legalizimit është tentativa e fundit për të rregulluar këtë dukuri.
Tashmë është vendosur se të gjitha ndërtimet deri në shtator 2018 do të mund të trajtohen për legalizim. Deri më tani, ky proces nuk ka qenë i suksesshëm, sepse qytetarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht. Në ndërkohë,ligji i ri e bën të gjithë procesin më të lirë dhe më efektiv.
Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët që të e shfrytëzojnë këtë rast dhe të aplikojnë për të legalizuar pronat e tyre.
Falënderojmë USAID-in për bashkëpunim dhe mbështetje e avancim të vazhdueshëm në qeverisje të mirë, transparencë e llogaridhënie.