Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala sot vizituan shkollat “Hilmi Rakovica” e “Mehmet Gjevori”

- 27 Jan 2020

Investimi në arsim cilësor përfshin edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e ambientit të përshtatshëm për vijimin e mësimit.

Sistemi i ngrohjes, tashmë, në të gjitha shkollat e Prishtinës është me pelet dhe kjo jo vetëm që ndihmon mbrojtjen e ambientit por është më efikas dhe më pak i kushtueshëm.

Poashtu, të gjitha kabinetet e shkollave janë furnizuar me pajisje adekuate dhe kjo do të ndihmojë që nxënësit e Prishtinës të mësojnë përmes praktikës.

Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala sot vizituan shkollat “Hilmi Rakovica” e “Mehmet Gjevori”, dy prej shkollave ku është investuar.