PAP testi mund të bëhet falas në QKMF dhe QMF 5 e 6

- 29 Jan 2020

21-30 Janari shënon Javën Evropiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës dhe është një fushatë sensibilizuese në mbarë Evropën, e cila synon informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin dhe kapjen e hershme të kancerit të qafës së mitrës te femrat

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij. Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit.

PAP testi dhe testimi e vaksinimi për Human Papilloma Virus janë dy mënyra të rekomanduara për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e këtij lloj tumori.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare 5 e 6, PAP testi mund të bëhet falas.

Ftohen gratë dhe vajzat e moshës 21-65 vjeç nga Komuna e Prishtines të caktojnë terminin për test :

QKMF/038248934
QMF5/ 038542705
QMF6/ 038553844