- 04 Feb 2020
Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, që nga sot pasdite do të kemi ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave të përcjellura me reshje.
Komuna e Prishtinës i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.
Ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.
Megjithatë, kujdes në vozitje!
Qendra e Thirrjeve: 080012233; 080012244