- 04 Feb 2020
Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente kanë filluar punimet për renovimin e tërësishëm të objektit dhe infrastrukturës përcjellëse.
Për këtë arsye, ekipet e kësaj Qendre janë rilokuar për të vazhduar punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Drejtoria dhe administrata janë vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare 5, ndërsa ekipet e mjekëve të mjekësisë urgjente janë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare 4,5 dhe 11.
Numri i thirrjes për rastet emergjente mbetet i njejti – 194.