Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim një delegacion nga zyra e zëvendësministrit për Kulturë e Turizëm nga Republika e Turqisë dhe përfaqësues të TIKA-s

- 13 Feb 2020

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën për kulturë Blerta Basholli e asambleisten Mimoza Sylejmani pritën në takim një delegacion nga zyra e zëvendësministrit për Kulturë e Turizëm nga Republika e Turqisë dhe përfaqësues të TIKA-s.

Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit edhe në nivelin e artit e kulturës përmes aktiviteteve konkrete kulturore. Thellimi i bashkëpunimit me Institutin Yunus Emre, koordinimi i aktiviteteve për Prishtina Jazz Week e Turkish Jazz Week, mundësia e shkëmbimit të nxënësve të shkollave të Prishtinës e Stambollit janë disa nga nismat e mundshme të menjëhershme.

Komuna e Prishtinës tashmë ka botuar "Katalogun e Dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës", promovimi i të cilit do të bëhet edhe në Stamboll.

Në takim u diskutua dhe u vlerësua bashkupunimi dhe mbështetja e TIKA-s me projekte konkrete në Komunën e Prishtinës.