Hapet çerdhja "Cicërimat" në lagjen Kalabri

- 27 Feb 2020

Investojmë në edukimin e hershëm të fëmijëve tanë, që kjo buzëqeshje të i përcjellë edhe në të ardhmen!

"Cicërimat" është kopshti i ri me bazë në komunitet në lagjen Kalabria që shtrihet në rreth 1000 metra katrorë dhe ka kapacitet për akomodimin e 120 fëmijëve.

Investimi më i madh që e bëjmë si shoqëri, është pikërisht investimi në edukimin e hershëm, në mënyrë që fëmijëve tanë të iu sigurojmë një të shoqëri të shëndoshë.

Çerdhja me kosto të përballueshme për të gjithë prindërit, e veçanërisht për nanat vetëushqyese ofron mundësi të barabarta në edukimin e fëmijëve të tyre.

Falenderojmë European Union Kosovo për financimin e ndërtimit të çerdhes dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që mbështeti inventarizimin e kësaj çerdhe.

Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian në këtë fushë vazhdon me projektin për çerdhen e re në lagjen Dardania, për të cilën do të i fillojmë procedurat e prokurimit në ditët e ardhshme.

Ndërsa në fazen e planifikimit janë edhe çerdhet në Kolovicë e Veternik, të cilat do të financohen nga Komuna e Prishtina.

#Bashkë mund të bëjmë më shumë për fëmijët e Prishtinës!