- 04 Mar 2020
Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me TİKA Kosova me qëllim të bashkëpunimit për seminare të edukimit special.
Programi i Çertifikuar të Trajnimit për Praktikuesit e Analizës së Sjelljës së Aplikuar (Applied Behavioral Analysis -ABA)
është duke filluar për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në seminare të edukimit special të mbajtur vitin e kaluar dhe të cilët kanë fituar të drejtën për tu pajisur me çertifikatë të pjesmarrjes për këtë çështje.
Falenderojmë TİKA Kosova për mbështetjen e vazhdueshme për Komunën e Prishtinës.