Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim ministren Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi

- 05 Mar 2020

Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim ministren Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.

Në këtë takim të parë, Kryetari Ahmeti uroi ministren Dumoshi për detyrën e re dhe diskutuan për temat e përbashkëta dhe bashkërendimin e veprimeve që do të ndihmojnë finalizimin e projekteve kapitale në Prishtinë.

Projektet si Teatri i Operës dhe Baletit, Muzeu Bashkëkohor, Stadiumi i Qytetit, Qendra Kombëtare e Tenisit, Manifesta 2022 janë projekte të mëdha e komplekse prandaj edhe takimet në mes të dy institucioneve do të vazhdojnë në mënyrë që të ketë dakordim të plotë për të gjitha këto projekte që janë në interes dhe dobi të qytetarëve.