- 05 Mar 2020
Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim ministrin e Infrastrukturës e Ambientit, Lumir Abdixhikun.
Duke i uruar suksese në detyrën e re, në këtë takim të parë Kryetari dhe Ministri diskutuan për bashkëpunimin e dy institucioneve në projektet e infrastrukturës, planifikimit e ambientit dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur në realizim.
Projektet kapitale si rruga A dhe Harta Zonale janë padiskutim, dy tema për të cilat Kryetari Ahmeti dhe minisri Abdixhiku u pajtuan se duhet punuar me përkushtim të shtuar dhe mbështetje të ndërsjellë.