- 09 Mar 2020
Në bashkëpunim me Unionin e Bashkive Shqiptare në rajon, Komuna e Tuzit organizoi Edicionin e Parë të Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon.
Pjesë e këtij edicioni ishte panairi i artizanateve ku u prezantuan punimet e më tepër se 40 ekspozuesve femra, nga 8 komuna të rajonit dhe paneli diskutimit me moton “Gratë e suksesshme të rajonit,” ku pjesëmarrëset kishin rastin të diskutojnë, debatojnë dhe prezantojnë pozitën aktuale të gruas në jetën shoqërore dhe politike.
Nga Komuna e Prishtinës pjesë e këtij edicioni ishin asambleistja në Kuvendin e Prishtinës, Mimoza Sylejmani, deputetet Valdete Idrizi e Eliza Hoxha dhe ndërmarrësja Linda Shala.