Mbyllet për qarkullim Rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa”

- 09 Mar 2020

Rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” , që nga nesër, 10 mars, do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për 30 ditë, sa do të zgjasin punimet në terren.

Gjatë kësaj kohe, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë!

Ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin!