- 11 Mar 2020
Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të IKSHP, Komuna e Prishtinës vazhdon me masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.
1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.
2. Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.
3. Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.
4. Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Ketu perfshihen aktivitetet qe kerkojne leje nga Komuna per te zhvilluar aktivitetin.
5. Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë.
Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.