- 12 Mar 2020
194 - është numri pa pagesë ku qytetarët e Prishtinës mund të thërrasin, në rast se kanë nevojë të këshillohen për simptomat apo gjendjen e tyre lidhur me Coronavirusin. I njejti numër, 194 shfrytëzohet edhe për thirrjet emergjente.
Ju lusim që këtë mundësi të e shfrytëzojnë racionalisht, marrë parasysh kapacitetet e kufizuara dhe seriozitetin e ndjeshmërinë e situatës në të cilën gjendemi.
Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!
Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!