Rekomandim për Kompanitë e Radio taksive, taksistët individual si dhe OE privat të autobusëve që ushtrojnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve në Komunën e Prishtinës

- 13 Mar 2020

Siç jeni në dijeni Komuna e Prishtinës ka ndërmarr masa parandaluese rreth virusit COVID-19. Në kuadër të masave mbrojtëse, Komuna e Prishtinës ju rekomandon Kompanive të Radio taksive, taksistëve individual, si dhe operatorëve ekonomik privat të autobusëve, që ushtrojnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, të bëjnë dezinfektimin e veturave përkatësisht autobusëve të tyre.

Ky rekomandim vjen si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Pa panikë vetëm kujdes e parandalim!


Me respekt,
Komuna e Prishtinës