Parkingu prapa Pallatit të Rinisë ka kaluar në menaxhimin e ndërmarrjes “Prishtina Parking”

- 13 Mar 2020

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë ka kaluar në menaxhimin e ndërmarrjes “Prishtina Parking”.

Për të siguruar funksionim efikas është duke u rregulluar sistemi i biletimit dhe menaxhimit të parkingut dhe do të bëhet dezinfektimi i hapësirave si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Parkingu nuk do të jetë i hapur për shfrytëzim të shtunën, 14 mars dhe të dielen, 15 mars.

Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!