Dezinfektohen qendrat në lagjet Aktash e Tophane ku shërbehet shujta e ngrohtë si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19

- 13 Mar 2020

Qendrat për të Moshuar janë mbyllur si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në dy qendrat në lagjet Aktash e Tophane, Komuna e Prishtinës e shërben shujtën e ngrohtë, prandaj, në funksion të përforcimit të masave mbrojtëse, sonte janë dezinfektuar.

Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!