Komuna e Prishtinës i merr të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 duke i aplikuar të gjitha vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës

- 16 Mar 2020

Komuna e Prishtinës i ka marrë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 duke i aplikuar të gjitha vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Janë reduktuar por nuk janë ndërprerë shërbimet për qytetarë në asnjë prej Drejtorive.

Shërbimet për qytetarë janë duke u ofruar në të dy objektet e Komunës së Prishtinës.

Bashkesitë lokale do të jenë të mbyllura përveç atyre në Ulpianë, Dardani , te Xhamia e Llapit dhe Taslixhe ku qytetarët mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile, nëse kanë nevojë.

Kujdesi i shtuar në këtë situatë, na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!