- 16 Mar 2020
Në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare është vendosur tenda që do të shërbejë për triazhimin e pacientëve që kanë simptoma të COVID-19.
Qytetarët që lajmërohen në cilëndo Qendër apo Ambulantë të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet, e që dyshohen që janë të prekur nga COVID-19, do të orientohen në këtë tendë pranë ekipit mjekësor i cili do të ofrojë shërbime mjekësore gjatë 24 orëve.
Kjo do të evitojë kontaktin dhe mundësinë e përhapjes së infeksionit te personeli shëndetësor dhe pacientët e tjerë në këto Qendra.
Falenderojmë të gjithë personelin mjekësor të cilët janë duke e luftuar këtë pandemi në vijën e parë të frontit.
Ata janë të gatshëm dhe në krye të detyrës në këtë kohë me shumë sfida nëpër të cilën po kalojmë të gjithë.
Të i ndihmojmë që të kujdesen për ne!
Shëndet për të gjithë ne, e së bashku do të ia dalim më lehtë!