- 17 Mar 2020
Për të lehtësuar reduktimin e lëvizjeve, Komuna e Prishtinës rikujton qytetarët për aplikimin online për dokumentet e gjendjes civile.
Dokumentet të cilat mund të merren online janë:
1. Certifikata e Lindjes (1 Eur)
2. Certifikata e Vendbanimit (1 Eur)
3. Certifikata e Martesës (1 Eur)
4. Certifikata e Shtetësisë (2 Eur)
5. Ekstrakti i Lindjes (1 Eur)
6. Vërtetim nga Arkiva (1 Eur)
7. Certifikata e Statusit të Martesës (1 Eur)
8. Deklarata e Bashkësisë Familjare (2 Eur)
Cmimi për shërbime postare për secilin dokument është 1 EUR, përveç çmimit të vetë dokumentit.
Qytetarët që aplikojnë, fillimisht duhet të regjistrohen (përmes numrit personal te letërnjoftimit dhe datës se lindjes), pastaj të kyçen në modulin e porositjes online te dokumentit ose dokumenteve te caktuara.
Dokumentet dorëzohen në shtëpi përmes Postës, 24 orë pas aplikimit.
Manuali me udhëzime të përdorimit është i bashkangjitur në të dy gjuhët.
Linku për këtë shërbim eshte:
https://kk.rks-gov.net/prishtine/ (në anën e djathtë është dritarja KYÇY/REGJISTROHU)
Të qëndrojmë në shtëpi duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!
Manuali i regjistrimit online për paraqitjen e kërkesës për certifikata të gjendjes civile