- 17 Mar 2020
200 hyrjet e banesave kolektive të cilat janë nën menaxhimin e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë filluar të dezinfektohen si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Poashtu, secila nga këto hyrje do të pajiset edhe me dezinfektues, derisa efekti i dezinfektimit është 40 ditë.
Falenderojmë ekipet e NPB-së për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.
Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!
Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!