Komuna e Prishtinës ka rifilluar ofrimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë

- 19 Mar 2020

Në gjendje normale, Komuna e Prishtinës shpërndan nga një shujtë të ngrohtë falas për rreth 200 persona në ditë. Para 5 ditësh, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 e kemi ndërprerë përkohësisht këtë shërbim.

Në ndërkohë, të gjitha qendrat janë dezinfekuar, janë ndërmarrë të gjitha masat mbrotjëse duke furnizuar qendrat me dorëza dhe maska higjenike, dezinfektues dhe duke bërë shënjimin e distances sociale.

Sot kemi rifilluar ofrimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, duke e paketuar atë në enë të plastikës për t'a marrë me veti, pa hy në Qendrat ku shërbehet ushqimi.Bashkë me shujtën, u kemi dhënë edhe maska e dorëza.

Edhe pse i hapur për të gjithë, këto shujta u dedikohen personave me gjendje të rënduar socio-ekonomike dhe do të ofrohen çdo ditë në orën 12:00 në Qendrat në Aktash e Tophane.

Askush nuk do të mbetet në harresë e vetëm në Prishtinën tonë - distanca sociale veç do të e lehtësojë këtë betejë, por duke qëndruar bashkë e solidarë!

#Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!

Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin!