- 23 Mar 2020
Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë.
Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive.
Për më shumë detaje do të ketë informatë në webfaqen e komunës.
Ditëve në vijim do të lajmërojmë edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.