Fillon procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë

- 23 Mar 2020

Ashtu si premtuam, sot ka filluar procesi i dezinfektimit dhe pajisja me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në Prishtinë e që nuk janë nën menaxhimin e NPBsë,si masë shtesë mbojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Lusim qytetarët për mirëkuptim e bashkëpunim, në mënyrë që ky aksion të ketë sukses.

Falenderojmë të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontenjerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Sepse, #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!