Gjatë kësaj kohe në terren janë edhe ekipet e Inspekcionit - tashmë me orar të zgjatur e me rotacion

- 25 Mar 2020

Që personeli shëndetësor dhe Policia të kenë sa më pak punë, në terren janë ekipet e Inspekcionit - tashmë me orar të zgjatur e me rotacion.

Me shumë vullnet e përkushtim, mbikëqyrin rregullisht zbatimin e vendimeve që kanë për qëllim parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Shpeshherë iu kemi bër thirrje që të na ndihmoni me raportime nga terreni. Sot ju bëjmë thirrje që të na ndihmoni edhe më shumë, duke qëndruar në shtëpi.

#rriNshpi, kujdesu për veten dhe familjen!