Krijohet ekipi i vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë

- 26 Mar 2020

Këtë javë kemi krijuar ekipin e vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë.

Po ashtu po mendojmë edhe për ekipe që do ti ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë për shërbime që ata mos me pas nevojë me dal.

Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë. Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak.