- 27 Mar 2020
E përmbyllëm javën e parë të mësimit nga distanca me klasa virtuale për nxënësit tanë!
Kjo platformë dhe ky proces është dinamik prandaj edhe Komuna e Prishtinës ka organizuar një takim për të diskutuar mundësitë e mbështetjes për nxënëst, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në mënyrë që të lehtësohet komunikimi dhe koordinimi i mësimit nga distanca.
Është e rëndësishme që gjatë kësaj kohe fëmijët të jenë të angazhuar në kohë kualitative dhe të vazhdojnë vijimin e mësimit duke u përshtatur me situatën nëpër të cilën po kalojmë, sepse kjo ka ndikim pozitiv në mirëqenjen e tyre.
Prandaj, falenderojmë të gjithë mësimëdhënësit që po kontribojnë vazhdimisht pa u kursyer, prindërit të cilët po na mbështesin dhe fëmijët tanë të cilët, patjetër që do të e tejkalojnë këtë sfidë me shumë lehtësi!
#Bashkë mund të ia dalim më lehtë!