Ekipi i vullnetarëve në Komunën e Prishtinës përgadit planin e veprimit për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore

- 27 Mar 2020

Ekipi i vullnetarëve në Komunën e Prishtinës u takua sot për të diskutuar dhe koordinuar planin e veprimit për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për personat e familjet me situatë të rënduar socio-ekonomike.

Shpresojmë se kjo nismë do të ndihmojë dhe zbusë sadopak situatën e të gjithëve që kanë nevojë aq shumë.

#bashkë mund të e bëjmë diferencën!

Vazhdo #rriNshpi