Kryetari Shpend Ahmeti merr vendim për dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues të ndërtesave të reja kolektive

- 31 Mar 2020

Bashkë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë kemi përfunduar me sukses dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues e udhëzues me këshilla për mbrojtje nga COVID-19 të rreth 750 hyrjeve të banesave kolektive në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim që ky proces të vazhdojë edhe në hyrjet e ndërtesave të reja kolektive.

Falënderojmë të gjithë banorët e Prishtinës dhe ekipet në terren për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për respektimin e këshillave dhe gjatë këtyre ditëve.