- 01 Apr 2020
Inspektime të vazhdueshme në terren, në biznese, për të parë nga afër zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Me orar të zgjatur e me rotacion, ekipet e Inspekcionit po e mbulojnë gjithë territorin e Kryeqytetit. Janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në çdo kohë, në çdo situatë, brenda kompetencave që kanë.
Iu bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi, e të mos dilni pa e patur të domosdoshme. Çdo lëvizje, me kujdes të shtuar! Kësisoj ruajmë energjinë e ekipeve mjekësore, forcave të rendit, inspektorëve, dhe të gjitha ekipeve që merren me menaxhimin e kësaj situate.
Për veten, familjen dhe miqt, #rriNshpi!