- 08 Apr 2020
Kjo ditë shënon kremtimin e historisë, traditave dhe kulturës rome dhe synon ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në gjithë botën.
Ne si shoqëri duhet të angazhohemi që të ofrojmë më shumë drejtësi, zhvillim e gjithëpërfshirje për të gjithë, pa dallim, sepse është e vetmja mënyrë se si mund të ndërtojmë një të ardhme të shëndoshë për brezat e ardhshëm!
Me këtë rast për ta kujtuar, po e percjellim per ju poezinë e bukur të të ndjerit Kujtim Paçaku, ku krejt cka kërkoi nga vdekja ishte mundësia për t’ia ruajtur dinjitetin që gjithëmonë shoqnitë anembanë botës padrejtësisht i’a shtypën:
“Kur të vie ajo ditë
E fundit, në tepihun e jetës sime
Ju lus:
Së paku atje të qëndroj
V
E
R
T
I
K
A
L
I
SH
T
Meqë gjithë jetën
S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!”
Bahtalo Romano Dive!