Sqarim - Komuna e Prishtinës nuk i lëshon lejet për qarkullim

- 13 Apr 2020

Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP. Ministria e Tregtisë ka marrë vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listes që e kanë dërguar te policia. Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Brenda teritorrit vlejnë rregullat e njejta si më parë.

Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave të tjera e punojnë në Prishtinë si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike.