Shërbimi i shujtave të ngrohta në Tophane dhe Aktash do të pezullohet përkohësisht

- 14 Apr 2020

Pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë për masat e reja restriktive të lëvizjes për parandalimin e përhapjes së #covid19, shërbimi i shujtave të ngrohta në Tophane dhe Aktash do të pezullohet përkohësisht.

Jemi duke punuar që të gjejmë një mënyrë të përshtatshme që në kohën sa më të shkurtë të vazhdojmë të e ofrojmë këtë shërbim për të gjithë që kanë aq shumë nevojë për përkrahje.

Askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë - distanca sociale veç do të e lehtësojë këtë betejë, por duke qëndruar bashkë e solidarë!

#Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!

Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin!

#rriNshpi