Për fermerët tanë

- 15 Apr 2020

Duke u bazuar në vendimin e MBPZhR-se, Drejtoria e Bujqesisë në Komunen e Prishtinës krijon mundësinë e pajisjës me dokumentin për qarkullim për të gjithë fermerët e Komunës së Prishtinës.

Të gjithë fermerët mund të drejtohen përmes emailave zyrtar ose pranë zyreve të Drejtorisë se Bujqësisë në Komunës e Prishtinës çdo ditë të punës duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Emailat:
shtabi.pr@rks-gov.net
shkumbin.h.gashi@rks-gov.net
yll.demolli@rks-gov.net

Numri Kontaktues:
038 - 245 - 666

Ju rekomandojmë që këtë sherbim ta kryeni përmes emailit në mënyrë që të shmangim sa më shumë kontaketet me njëri-tjetrin.

Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.
Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit
ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar
iii. Letërnjoftimin

Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit.
Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së ose në inkun e bashkangjitur:

https://www.mbpzhr-ks.net/…/VERTETIM_PER_LEVIZJE_TE_LIRE_14….

#PerFermeretTane #PerBereqetinETokesTone