- 16 Apr 2020
Në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti, Ambasadorit të Republikës së Turqisë z.Çagri Sakar dhe Shefi i Zyres së TIKA, H.Burak.Ceran, pranuam donacionin prej 370 pako ushqimore.
Pakot do të u shpërndahen familjeve me gjendje të rëndë sociale e ekonomike, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike në Prishtinë.
Shpresojmë që këto ndihma sadopak do të zbusin situatën e rënduar të këtyre kategorive shoqërore, sidomos tani, si pasojë e pandemisë #covid19.
Falenderojmë përzemërsisht Republikën e Turqisë dhe TİKA Kosova për përkrahjen e vazhdueshme, sidomos në këto ditë të vështira që po i kalojmë.
#rriNshpi