- 16 Apr 2020
Komuna e Prishtinës përmes Qendrës Operative po përkujdeset që këta banorë dhe të gjithë të tjerët të infektuar me #covid19 në Prishtinë të kontaktohen për të përcjellur gjendjen e tyre dhe për të marrë kërkesat e tyre për ushqim e barëra.
Në ndërkohë, sot është bërë pastrimi i thellë i rrugëve rreth kompleksit “Rrezja” dhe dezinfektimi i ndërtesës në tërësi.
Poashtu, Komuna ka dhuruar 10 palë rroba mbrojtëse për punëtorët e kompanisë së dezinfektimit.
Vazhdo #rriNshpi dhe të gjithë e tejkalojmë më shpejt këtë sfidë!