- 18 Apr 2020
Vendimi i ri i Qeverisë parasheh ndryshim të orarit të kufizimit të lëvizjes. Vendimi duhet respektuar duhet, prandaj po e rrifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta me orar të zgjatur, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësi qytetarëve të shërbehen.
Prej sot, shujtat do të shërbehen prej orës 11:00 deri në 17:00, në dy lokacionet, Tophane e Aktash.
Ju rikujtojmë që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta.
Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin!
#bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!
#rriNshpi